Calhanoglu: Dua të qëndroj sa më gjatë tek Interi, Ronaldinho idhulli im

by admin
Spread the love

“Nuk më pëlqen të flas për veten time, jap maksimumin për skuadrën. Jam i kënaqur, por ka gjithmonë vend për përmirësim. Kam luajtur në të gjitha rolet në mesfushë dhe tani po mundohem të jap maksimumin.

Jam një lojtar inteligjent, nuk është e lehtë të më markosh. Dëgjoj trajnerin, por për fat u përshtata menjëherë me skuadrën. Dua të qëndroj tek Interi sa më gjatë që të jetë e mundur.

“San Siro” është stadiumi më i bukur ku kam luajtur, ndërsa humbja më e dhimbshme ka qenë ajo kundër Milanit.

Ronaldinho ka qenë idhulli im në fëmijëri, ndërsa trajneri më i rreptë me të cilin kam punuar ka qenë Gattuso”, ka thënë mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu në një intervistë në emisionin “1vs1” në “DAZN”. / Oversport.tv

You may also like