Caktohet gjyqtari, ja cili do të vendosë drejtësi në finalen e Kupës së Italisë

by admin
Spread the love

Caktohet gjyqtari që do të vendosë drejtësi në finalen e Kupës së Italisë, Fiorentina – inter, e planifikuar për t’u zhvilluar në “Olimpico” të Romës, më 24 maj.

Do të jetë Massimiliano Irrati arbitër kryesor, ndërsa asistentë të tij, Carbone dhe Lo Cicero, me Michael Fabbrin gjyqtar të katërt dhe Paolo Silvio Mazzoleni në VAR (Marini, AVAR).

Do të jetë ndeshja e parë e Interit në këtë sezon që do të drejtojë Irrati. Me “bilbilin” e Firence zikalltrit kanë një rekord prej 18 ndeshjesh me 11 fitore, 2 barazime dhe pesë humbje.

Në Kupën e Italisë precedenti i vetëm është në sezonin 2013/14, raundi i tretë, kundër Cittadellas, me fitoren 4-0 të Interit.

Fiorentina, nga ana tjetër, ishte mposhtur 1-0 nga Atalanta në ndeshjen e vetme të mëparshme të sezonit me Irratin arbiter. Bilanci i përgjithshëm është: 4 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje në 12 ndeshje.

Në Kupën e Italisë precedenti i vetëm ishte në sezonin 2013/14, kundër Chievos (skuadra vjollcë triumfoi 2-0).


Top Channel

You may also like