Caio Jorge “viktima” e radhës te Juventusi, e pret operacioni pas dëmtimit

by admin
Spread the love

Dëmtimet te Juventusi kanë qenë të shumta këto ditë. Pas Alex Sandro dhe Weston Mckennie, tani e ka pësuar sulmuesi brazilian Caio Jorge, pa përmendur edhe Federico Chiesa që e kihte mbyllur sezonin.

Lojtari i talentuar e ka pësuar në ndeshjen e Juventus U23 kundër Pro Patria. Testet mjekësore kanë konfirmuar këputjen e tendinës së gjurit të djathtë, pas përdredhjes që kishte pasur.

Klubi i Juventusit ka dalë me një deklaratë dhe bën me dije se Caio Jorge do të duhet të operohet në javët në vijim dhe me shumë mundësi ky sezon mund të quhet i përfunduar për të. / oversport.tv

Foto: JuventusFC, Twitter

You may also like