Bytyqi: Inflacioni po ulet, nga 19,8% vitin e kaluar, do të jetë 8% për vitin 2023

by admin
Spread the love

Inflacioni është në linjë rënëse dhe këtë e konstatojnë të dhënat zyrtare nga Enti shtetëror oër statistika të cialt tregojnë se 19,8% në tetor të vitit 2022, inflacioni ka rënë në 11,3% për muajin e kaluar, deklaroi zëvendëskryetari i Qeverisë, i angazhuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomik dhe investimeve, Fatmir Bytyqi, në intervistë për portalin Lokalno.

Zëvendëskryeministri Bytyqi tha se ky trend i uljes së inflacionit pret të vazhdojë deri në fund të vitit, që është në linjë të projeksioneve të BPRM-së dhe projeksioneve qeveritare sipas të cilave inflacioni për tërë vitin 2023 do të ishte rreth 8%.

“Nga ana tjetër pritjet për rritje të rrogave me shkallë dyshifrore është realitet duke pasur parasysh faktin që arritëm të krijojmë ambient atrkativ ekonomik për prurje të investimeve të drejtpërdrejta të reja si vendore ashtu edhe të huaja të cilat krijojnë vlerë shumë më të lartë të shtuar, ndërsa njëherit do ta rrisin produktivitetin e tërë ekonomisë dhe do të rezultojë me rritje reale të rrogës mesatare në tërë ekonominë”, tha Bytyqi.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like