Bylykbashi: Nëse do ishin këto kushte, do të hyja në garë për kryetar të PD

by admin
Spread the love

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi është pyetur nëse aspiron për t’u bërë kryetar i kësaj force politike. Ai ka treguar kushtet që të pranonte të hynte në garën për kryetar të PD

“Kryetar i PD? Problemi kryesor. Kryetarit nuk i bëhet ofertë. Kryetari duhet të dalë në mënyrë natyrale. Duhet të jetë një proces që të ketë tranzicion me model të vjetër, nuk mjafton legjitimiteti. Kryetari duhet të rrezatojë besim në opinionin publik. Nëse do të ishte kjo trajektorja, do pranoja.

Ka ardhur koha që PD ka nevojë për kryetar. Duhet të hyjmë në një periudhë moderne të partive. Lideri mund të mos lindë për shumë kohë, por një parti nuk mund të mos ketë kryetar. Berisha tha kryetari bëhet lider kur çon parti në fitore”, tha Bylykbashi.

You may also like