Bylykbashi: Do garoj për nënkryetar të Partisë Demokratike

by admin
Spread the love

Oer Bylykbashi deputeti i Partisë Demokratike deklaroi se do të garojë për tu zgjedhur nënkryetar i Partisë Demokratike. Ai tha se të shtunën do të mblidhet Këshilli Kombëtar për të zgjedhur Kryesinë e Partisë Demokratike.

“Të shtunën mblidhet Këshilli Kombëtar për Kryesinë e PD-së dhe më tej. Ky është një dallim i madh nga ajo që bëri Basha në kundërshtim të statutit, për t’a emëruar. “Jam unë ai që e ndaj” – tha shtoi “ju ratifikoni me votë të hapur”. Nga këtu ecim përpara me votë të lirë. Do kandidoj për një nga funksionet në Kryesinë e PD,” – tha Bylykbashi në Syri Tv.

Ai tha se gjatë një debati në mbledhjen e Kryesisë i ka thënë Bashës se nuk di t’i fitojë, duke parashikuar humbjen e radhës në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit.

“Ia kemi thënë që po centralizon partinë. Ia kam thënë unë në një mbledhje të Kryesisë që ke vënë objektiv për të humbur zgjedhjet. Në 6 janar, pa dalë ende lista, ia kam thënë që ti i humbet këto zgjedhje, me koston që mund të mos më vendoste në listë, në një debat ia kam thënë që “ti nuk di t’i fitosh”.

Dhe i kam thënë, në datën 26 prill do vij në zyrën tënde të ta rikujtoj këtë gjë dhe kam parë një lider totalisht të thyer, të dërrmuar. Dy muaj më pas, pasi ishte rizgjedhur, kishte ndërruar statutin dhe kishte bërë Këshillin Kombëtar si donte ai, i dukej vetja triumfues, tregonte çfarë cilësie lidershipi donte. PD po vdiste në gjumë me narkozë” – tha Bylykbashi.

You may also like