Bylis rimerr kreun, shpërdoron Tomori! Besëlidhja mposht Apoloninë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Bylisi ka lënë pas krahëve barazimin me Lushnjën dhe është rikthyer tek fitorja në kampionat, pasi ka mposhtur 2-1 në stadiumin “Adush Muça” skuadrën e Vorës.

Mallakastriotët kanë kaluar në avantazh të dyfishtë që në pjesën e parë, falë golave të Eminit dhe Qardakut, ndërsa miqtë kanë shënuar në pjesën e dytë me Vatën. Falë këtij suksesi, Bylisi rikthehet në krye të renditjes, duke pritur i qetë rezultatin e sfidës Korabi-Erzeni, që luhet nesër.

Besëlidhja mposht 2-1 Apoloninë dhe i afrohet zonës së Play Off-it. Lezhjanët shënojnë nga një gol për çdo pjesë dhe marrin tre pikë të arta përballë një rivali direkt.

Nuk ka fitues në Pogradec, pasi vendasit barazojnë 1-1 përballë Burreli. Një ndeshje e luftuar, por të dyja skuadrat janë detyruar të ndajnë nga një pikë.

Ndahen në paqe edhe Tomori e Tërbuni, pasi nuk arrijnë të gjejnë rrugën e rrjetës. Beratasit kanë mundësinë për të zhbllokuar sfidën në pjesën e dytë, por tregohen të pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Nuk ka gola edhe në Cërrik, aty ku Turbina dhe Lushnja barazojnë 0-0. Vendasit arrijnë të çojnë topin në rrjetë në minutat shtesë, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. / Oversport.tv

Kategoria e Parë – Java e 23-të

Besëlidhja-Apolonia 2-1

Re.Danaj 40′ , Përgjoni 75′ / Umejiego Antoni 80’

Bylis-Vora 2-1

Emini 31′, Qardaku 45′ / Vata 61′

Pogradeci-Burreli 1-1

Liçkollari 36′ (pen) / Olivera 46′

Tomori-Tërbuni 0-0

Turbina-Lushnja 0-0

You may also like