Buzëqeshi pas golit të Milanit, tifozët e Lazios tërbohet me Acerbin

by admin
Spread the love

Më shumë se sa goli i pësuar në fund nga Sandro Tonali, tifozët e Lazios i ka tërbuar veprimi i mbrojtësit të tyre, Francesco Acerbi. Ndryshe nga sa pritej, mbrojtësi i Lazios buzëqeshi duke krijuar një irritim të madh edhe te shoku i tij i skuadrës, Marusic me të cilin pati edhe një debat në fushë.

Situata krijoi jo pak zemërim me tifozët e Lazios që shpërthyen në rrjete sociale duke i kërkuar mbrojtësit të largohet. “Nuk të duam më këtu” ishte shkrimi më i shpeshtë në rrjetet sociale, ndërsa pas kritikave ka reaguar edhe vetë Acerbi.

“Boll tani! Gjithmonë kam dhënë gjithçka për këto ngjyra dhe jam krenar që kam fituar trofe me këtë fanellë. Pata disa “fërkime” bëra një gabim dhe kërkova falje. Buzëqeshja gjatë ndeshjes ishte histerike për faktin se humbëm dy pikë në atë mënyrë dhe jo sepse isha i lumtur nga humbja”, u shpreh Acerbi. /oversport.tv

You may also like