Buzëqesh Jose Mourinho, ylli i ekipit gati për sfidën ndaj Torinos

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas probleme të shumta që ka pasur me disa lojtarë të Romës, Jose Mourinho mund të buzëqeshë. Një prej pikave kyçe të skuadrës së tij është gati të rikthehet në fushën e lojës.

Bëhet fjalë për Paulo Dybala i cili së fundmi është rikthyer të stërvitet me grupin. Ylli argjentinas nuk i ka ende 90 minuta në këmbët e tij, por pritet që të aktivizohet në sfidën e radhës ndaj Torinos si zëvendësues.

Kështu, “La Joya” hedh pas krahëve dëmtimin që e mbante jashtë fushave që prej 9 tetorit. Gjendja e lojtarit duket e mirë edhe nga fakti se trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni i ka besuar atij një vend në listën e lojtarëve të grumbulluar për Kupën e Botës, “Katar 2022″/oversport.tv

You may also like