Buzëqesh Ancelotti, Toni Kroos mund të luajë kundër PSG

by admin
Spread the love

Real Madridi duhet të japë më shumë se 100% nëse dëshiron të kalojë në fazën tjetër të Champions League. Ekipi i Ancelottit do të zhvillojë të mërkurën sfidën e kthimit kundër PSG.

Galaktikët janë mposhtur në sfidën e parë në Paris me rezultatin minimal 1-0 pas golit të shënuar nga Mbappe në minutat e fundit. Kështu, Ancelotti kërkon të ketë lojtarët në formën më të mirë të mundshme për të pasur një shans më shumë në këtë sfidë.

Për rrjedhojë, ditët e fundit ai ka marrë disa lajme të mira për sa i përket gjendjes së Toni Kroos. Mesfushori konsiderohej ditë më parë si një mungesë e sigurt dhe shumë e rëndësishme për Realin.

Megjithatë, ai është stërvitur së fundmi me top dhe gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm. Edhe pse ende nuk është stërvitur me grupin, te Reali janë pozitivë se ai do të jetë me ekipin kundër PSG. Por, gjithçka do të vendoset nesër nëse Kroos do të jetë pjesë e ekipit ose jo. /oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Facebook

You may also like