Buxheti për arsimin rritet për 12%, kërkohet të investohet në cilësinë e mësimdhënies

by admin
Spread the love

Deklarimet e kryeministrit se
buxheti për arsim është rritur për 12 për qind po vlerësohen si investim pozitvë
nga njohësit e fushës, raporton Shqip.

Sipas tyre, nuk mfajton të ketë
vetëm rritje, por duhet që të ketë investim në sektorët ku ka më shumë nevojë.

Ish-zëvendësministri i Arsimit,
Xhavit Rexhaj, tha se nëse është e vërtetë kjo rritje e buxhetit do të tregonte
seriozitet të Qeverisë. Ai thotë se në arsim duhet të investohet së paku 5 për
qind e GDP-së.

“Po të ishte e vërtet, 12.5 për
qind do të ishte një rritje e konsiderueshme dhe do të tregonte seriozitet të
qeverisë, unë e shikova KASh-in ajo pjesë që është për shpenzime të arsimit të
lartë dhe shpenzimet e administratës qendrore është e vërtet që është rritur përafërsisht
aq, por nuk e di a janë rritur për aq edhe buxhetet e grandit specifik për
komunat, mendoj se ajo vlerë ka mbet e njëjtë”.

“Nëse dikush e ka seriozisht
arsimin, nëse dikush pretendon se ka prioritet arsimin atëherë duhet të
investoj 5 për qind të bruto prodhimit kombëtar të Kosovës në arsim, sepse
gjendja e arsimit në Kosovë nuk është si në vendet e tjera, është e jashtëzakonshme
dhe kushdo që mendon dhe pretendon se do të merret më arsim duhet të investoj së
paku 5 për qind të GDP-ja në arsim fillor të mesëm dhe të lartë”, u shpreh
ai për EO.

Rexhaj u shpreh se Kosova nuk ka
zhvillim të kuadrove që njëzet vite dhe që të zhvillohen këto kuadro sipas tij,
duhet të fillojë të trajtohen problemet qysh nga arsimi parashkollor.

“Kosova në njëzet e sa vitet
e fundit nuk ka zhvillim të kuadrove, mendoj se ka kapacitet Kosova me zhvillu
vetën, kur nuk mundet duhet të marr ekspert nga jashtë. Pra duhet të filloj nga
arsimi parashkollor edhe tutje gradualisht të trajtohen problemet edhe të vihet
deri të arsimi i lartë. Unë konsideroj se dy nën sektorët më të ndishme në
Kosovë janë arsimi i mesëm i lartë, shkollat profesionale dhe gjimnazet edhe
edukimi parashkollor. Këtu mendoj është ajo ku goditet më së rëndi arsimi në
Kosovë”.

“Fëmijët shkojnë në shkollë
vetëm sa për të shkuar në shkollë nuk përgatitën për tregun e punës më përjashtime
të disa qendrave të kompetencës dhe disa shkollave profesionale ku drejtorët
janë entuziastë”, tha Rexhaj.

Edhe drejtori i Institutit
EdGuard, Rinor Qehaja, u shpreh se rritja e buxhetit në arsim është e
mirëseardhur por kjo rritje do të kishte kuptim nëse reformat prekin
drejtpërdrejt cilësinë e mësimdhënies.

“Rritja e buxhetit është e
mirëseardhur. Rritja në buxhetin për arsim do të merr kuptim nëse reformat
prekin drejtpërdrejt cilësinë e mësimdhënies, pra, ky buxhet duhet të shkoj tek
nxënësi në klasë. Llogaridhënia është ai ndryshimi që do të jetësonte ndikimin
nga rritja ne buxhet”, tha Qehaja.

Ai tha se cilësia e arsimit mund
të rritet vetëm nëse ky buxhet i ndarë për arsimin shkon aty ku duhet. Qehaja
po ashtu shtoi se ka mungesa të kuadrove që sipas tij, kjo po dëshmohet nga
cilido punëmarrës.

“Cilësia e arsimit mund të rritet vetëm nëse kemi mekanizma të mirëfilltë llogaridhënës që na garantojnë që ky buxhet i alokuar për arsimin shkon aty ku duhet, pra individët përgjegjës mire zbatojnë detyrat e tyre sipas përgjegjësisë ligjore dhe thirren në të njëjtën. Investimi kryesorë duhet te ai investim që na dërgon cilësinë në klase, pra, jo dokumente e strategji, por dokumente dhe strategji qe mirë zbatohen dhe na kthen në një cilësi të rritur si përfitim për nxënësit”.

You may also like