Burri vrau bashkëshorten e djalin, më pas kreu vetëvrasje – Shqip

by admin
Spread the love

I dyshuari burrë kosovar vreu bashkëshorten e të birin për të kryer më vonë vetëvrasje.

Kështu thotë raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës për vrasjen e trefishtë në fshatin Rufc të Lipjanit. Në vendngjarje, janë sekuestruar dy armë.

“Fsh. Rufc i Vjetër, Lipjan 28.07.2023 – 16:25. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka vrarë bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka kryer vetëvrasje. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet se janë përdorur në rast dhe 4 gëzhoja. Gjatë kontrollit në një dhomë të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar edhe një revole tjetër me dy fishekë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë tërhequr nga zyrtarët e IML-së”, thuhet në raport.

Tutje, bëhet e ditur se rasti po vazhdon të hetohet gjersa i njëjti është cilësuar si “vrasje e rëndë” dhe “vetëvrasje”.

Lidhur me rastin ka reaguar Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

I njëjti ka shprehur ngushëllimet e tij gjersa tha se tronditje si kjo lënë boshllëk të madh.

You may also like