Burri shtypet për vdekje në lavazhin automatik teksa pastronte makinën e tij (fotot)

by admin
Spread the love

Një burrë i moshuar është shtypur për vdekje teksa kalonte me makinën e tij përmes një lavazhi automatik në Australi, u tha sot në gjykatë.

73-vjeçari kishte futur makinën e tij në një lavazh Chevron në Melbourne në nëntor 2019, por iu desh të dilte përsëri nga mjeti për të vendosur kodin e hyrjes në një prej aparateve.

Por para se ai të futej përsëri në makinë, cikli i larjes kishte nisur dhe ai u shtyp për vdekje nga makineritë.

Burri u trajtua në spital për plagët që kishte  marrë por vdiq tre ditë më vonë.

Pas incidentit të tmerrshëm kompania Chevron mori katër gjoba për neglizhencë në dhjetor 2021.

Së fundmi gjykata e Melbourne po dëgjon detajet sesi ndodhi incidenti.

Dëshmitarja Pietrina Di Noto, e cila ishte në radhë mbrapa makinës së viktimës, foli në gjykatë për tragjedinë.

Di Noto tha se burri i moshuar i kishte kërkuar të sprapsej pak me makinën e saj që ai të mund të vendoste kodin e aksesit.

“Kur pa makinerinë që nisi burri kishte vrapuar për të hyrë në sediljen e përparme të makinës por dera ishte bllokuar në furçat automatike të lavazhit”.

“Unë mendova ‘Oh mos, futu në sedijen e pasme’,” kujton gruaja.

Dëshmitarja thotë se burri kishte hapur derën e makinës sa për të futur njërën këmbë, por menjëherë u godit nga furçat rrotulluese dhe u rrëzua.

Gruaja shtoi se “ishte e qartë se ishte më mirë që ai të largohej, pasi ishte e rrezikshme të ulej përpara”.

Grupi i sigurisë së ambjenteve publike dhe të punës WorkSafe Victoria tha në gjykatë se Chevron nuk kishte siguruar praktika të sigurta duke sinjalizuar shoferët për rreziqet e daljes nga makina kur lavazhi është në punë, ose duke vendosur frena emergjence për ndalimin e operacionit.

Gjyqi vazhdon.