Burri qëllon veten në këmbë ‘për vetëmbrojtje’ kur pa në ëndërr se po e grabisnin (fotot)

by admin
Spread the love

Një burrë në SHBA është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar veten e tij në këmbë ‘për vetëmbrojtje’, teksa po shihte në ëndërr se po e grabisnin, sipas raportimit të tij.

62 vjecari Mark M. Dicara, u gjet në shtëpinë e tij në Illinois muajin që shkoi menjë plagë arme zjarri në këmbë.

Ai u tha hetuesve se po shihte një makth ku dikush po e grabiste, çka e kishte bërë të merrte pistoletën e tij 357 Magnum Revolver “teksa ishte ende në gjumë”.

“Por kur ai hapi zjarr ai qëlloi vetën e tij, dhe me sa duket atëherë u zgjua plotësisht nga gjumi”, komentonte ngjarjen sherifi i Lake County.

Zyrtarët konfirmonin se asnjë grabitje nuk kishte ndodhur në realitet, ndërsa plumbi kishte hyrë e dalë nga këmba e tij, fatmirësish pa shumë dëme.

Dicara u arrestua për zotërim arme zjarri me dokumente të skaduara armëmbajtjeje, ndërsa nuk ishte e qartë se përse ai ishte skualifikuar nga armëmbajtja.

Ai u akuzua gjithashtu për shkrepje të pakujdesshme të armës së zjarrit.

Burri u la më pas i lirë me kusht teksa data e gjyqit është caktuar më 29 qershor.


Top Channel

You may also like