Burreli flirton me fitoren në “Roza Haxhiu”, Lushnja shpëton në kohën shtesë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lushnja zhgënjen në shtëpi, pasi barazon 1-1 në “Roza Haxhiu” përballë Burrelit, në sfidën e prapambetur të javës së parë të Kategorisë së Parë.

Mitë kalojnë të parët në avantazh falë një goli të Kryemadhit në minutën e 12-të. Vendasit mundohen të reagojnë dhe përpjekjet e shumta të “lagunarëve” të Klodian Duros konkretizohen në gol në minutat shtesë të takimit. Daci shënon në minutën e 102-të për ti dhënë një pikë skuadrës lushnjare.

Një hap fals në shtëpi për Lushnjën, që ngjitet në kuotën e 4 pikëve në klasifikim, ndërsa miqtë nga Burreli nuk arrijnë që të marrin dot fitoren e parë në kampionat. / Oversport.tv

You may also like