Burimi: SPAK po na bën për budallenj, sot Ilir Meta është viktimë e drejtësisë

by admin
Spread the love

Gazetari Genc Burimi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe hetimin e nisur nga SPAK për ish-Presidentin Ilir Meta, pas kërkesës së ish-deputetit Halit Valterit.

Burimi kritikoi kreun e SPAK, Arben Kraja për vizitën e tij në SHBA dhe deklaroi se organi i akuzës është duke vepruar me dy standarde, çka sipas tij e ‘shkërmoq’ drejtësinë e re që na u premtua në sytë e qytetarëve.

Duke folur për News24, Burimi është shprehur se SPAK ka humbur peshoren e drejtësisë dhe po vepron me dy standarde, pasi siç nisi hetim për kreun e PL, Ilir Meta, ‘duhet të hapë hetim edhe për Edi Ramën, pasi Monika Kryemadhi dhe PD kanë paraqitur fakte dhe prova për vjedhjen e tij në aferën e inceneratorëve’.

‘Në një moment të tillë ku e njëjta polemikë ka shpërthyer edhe në SHBA. Këtë dua të shpjegoj publikut. Problemi i drejtësisë në demokraci është se duhet të ketë një kandar të njëjtë për të gjithë. Kur FBI shkon dhe bastis shtëpinë e Trump-it.

Një drejtësi që nuk mban kandar drejtësie, shihet si drejtësi politike dhe nuk ka gjë më të dëmshme, më të kobshme kur humbet besimi te drejtësia. Në Shqipëri është më e rëndë akoma, se s’ka pasur asnjë moment besim te drejtësia, por po na shitet një drejtësi e re që e mbron, e mbështet SHBA dhe BE.

Në këtë rast kemi një qytetar shqiptar, Halit Valteri dhe kandari i ri i SPAK, mjafton si korbi që të shkruajë një letër dhe të thotë ky person vjedh dhe SPAK menjëherë vihet në lëvizje për të hetuar. Merr një letër SPAK-u dhe thotë po hetoj. Këta na marrin për budallenj.

3 milion shqiptarë për budallenj. Se mjafton që një shqiptar të çojë një letër SPAK-ut i bie që këta të nisin hetim për Edi Ramën. Pse SPAK-u hap hetim për Ilir Metën dhe për Edi Ramën jo, se PD e ka denoncuar Ramën, edhe Monika Kryemadhi se ka vjedhur me inceneratorët’, tha gazetari.

You may also like