Burimi del me bindjen e plotë: Ka vetëm dy rrugë që Basha të shpëtojë nga Berisha

by admin
Spread the love

Analisti Genc Burimi shprehet kryedemokrati Lulzim Basha po kalon krizën e jetës së tij me këtë përballje me Berishën, por njëherësh shtoi se ai shpëton vetëm me dy rrugë.

“Basha mund të shpëtojë me këto dy rrugë, e para është Berisha të sëmurët rëndë, mesa di unë nuk ka ndonjë sëmundje të tillë të paktën deri në janar, dhe rruga e dytë është ajo e drejtësisë, hapja e gjyqeve“, tha Burimi.

Për të dytën, analisti i njohur shtoi se “Goditja ndaj Berishës ka nisur dhe është pikërisht gjyqi i hapur nga Gërdeci me ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Dihet që Gërdeci është pika më e dobët e Berishës”, tha Burimi.

Ai gjithashtu shtoi se për fatin e Berishës duhet të vendosë drejtësia, e se SHBA-të duhet të respektojnë organet e drejtësisë.

You may also like