Bulatovic qetëson Plorin, shqetësimi i madh është Victor Da Silva

by admin
Spread the love

Vllaznia u largua nga Durrësi me vetëm një pikë dhe me pretendimet për golin e durrsakëve, për pozicion jashtë loje.

Asgjë nuk mund të kthehet pas dhe shkodranët duhet të mendojnë për ndeshjen e radhës kundër Partizanit, të shtunën.

I gatshëm për trajnerin Elvis Plori do të jetë edhe mbrojtësi Darko Bulatovic, i cili në Durrës mungoi për shkak se ishte i pezulluar me kartonë të verdhë.

Me gjasa malazezi do të luajë në vend të Diagne në mbrojtje, ndërkohë që te Vllazninë “qajnë” brazilianin Victor Da Silva.

Sulmuesi u dëmtua ndaj Teutës dhe shanset që të rikuperohet për duelin e radhës janë të pakta dhe trajneri Pioli po i bën llogaritë pa të. / oversport.tv

You may also like