BUKURESHT – Tajani: NATO do të mbrojë Ballkanin dhe fqinjët e Ukrainës

by admin
Spread the love

BUKURESHT, 30 nëntor /ATSH-ANSA/ – Ne kemi nevojë për më shumë Evropë në Ballkanin Perëndimor, kjo është strategjia e re e Italisë, deklaroi ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, në ditën e dytë të takimit ministror të NATO-s.

”Stabiliteti është thelbësor për ruajtjen e paqes, por edhe për të luftuar imigracionin e paligjshëm. Si NATO ne duhet të mbrojmë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe fqinjët e Ukrainës. Tani është e rëndësishme të punojmë së bashku sepse uniteti është gjëja më e rëndësishme dhe i dërgon një mesazh të qartë Rusisë, se ne jemi të gatshëm t’i mbrojmë këto vende”, shtoi Tajani.

”Në të kaluarën kemi treguar se dyert e NATO-s janë të hapura, por fokusi ynë kryesor në Ukrainë tani është të ofrojmë ndihmë urgjente dhe të nevojshme për të mbrojtur veten dhe për të riparuar infrastrukturat energjetike”, deklaroi nga ana e tij sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë për media në Bukuresht./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKëshilli i BE-së: Qytetarët e Kosovës udhëtojnë pa viza jo më vonë se nga 1 janari 2024

You may also like