Bujar Osmani: Zgjedhjet kanë përfunduar me sukses

by admin
Spread the love

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në konferencën për shtyp të mbajtur pas përfundimit të procesit zgjedhor u shpreh se sipas informacioneve që i kanë marrë zgjedhjet kanë përfunduar me proces.

“Sigurisht se u vërejtën disa sfida teknike të cilat u tejkaluan me sukses. Është pa dyshim një sukses politik për tu konfirmuar imazhi i RMV si demokraci e pjekur politikisht një vend që nuk është rastësisht anëtar i NATO-s dhe kandidat për BE-në”, tha Bujar Osmani, raporton SHENJA.

Ai tha se dalja në zgjedhjet kalon shifrën e 50 për qind. Ai tha se pret mbështetje për kandidatët e BDI-së.

Sipas tij ata fitojnë në raundin e parë në Saraj, Likovë dhe Pllasnicë, ndërsa në komunat tjera janë në epërsi.

 

You may also like