Bujar Osmani koordinator i degës së Çairit në BDI – Shqip

by admin
Spread the love

I uroj punë të mbarë Bujarit në koordinimin e aktiviteteve të Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair, ka shkruar zëvendëskryeministri Artan Grubi në rrjetin social facebook.

Me këtë, ai konfirmon zërat se Ahmeti e kishte caktuar Bujar osmanin si koordinator të degës së Çairit, tani pas përplasjeve me “grupin e zjarrit”, përcjell Klan Maqedoni.

“Krahas asaj të Kryetarit, Bujari ka edhe mbështetjen time në këto përpjekje për ta riaktivizuar strukturën në Çair pas tre viteve mungese të aktiviteteve partiake në degën tonë dhe në këshillat vendore në kuadër të degës”, vazhdon më tej Grubi./KlanMacedonia

You may also like