Bujar Nishani paralajmëron zhvillime të bujshme pas zgjedhjeve të 6 Marsit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-presidenti Bujar Nishani thotë se kandidatët e vetëm të PD për zgjedhjet lokale të pjesshme më 6 Mars do të jenë vetëm ata që do të dalin nga primaret.

“Ne e kemi deklaruar si vendim që nuk ka kthim pas, nuk ka tjetërsim. Do të përfaqësohemi me kandidatët që dalin nga procesi i primareve. PD e drejtuar nga Komisioni i Rithemelimit prej kohësh po angazhohet për të menaxhuar një frymë të gjerë opozitare që është në vend”.

Nishani teksa nuk përjashton mundësinë e rikthimit të protestave pas 6 Marsit.

“Ka një aleancë prej kohësh të madhe midis zotit Rama dhe zotit Basha, pra janë një, pavarësisht se mund të dalim me një, dy apo tre kandidatë është çështje e tyre. Jam besimplotë që zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 6 Marsit do të jenë shumë interesante të cilat nuk kanë alternativë tjetër përveçse të reflektojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Dhe protestat, në këtë situatë dhe ambient të madh krize shumëdimesionale janë normale që do të vijnë dhe do të shfaqen”, tha Nishani për Klan News.

You may also like