Buffon: Mancini ka përgjegjësi për eliminimin, Juve veproi drejt me Dybala

by admin
Spread the love

Kur flitet për kombëtaren e Italisë, nuk mund të mos merret në konsideratë mendimi i Gianluigi Buffon, që mban rekordin e ndeshjeve të luajtura me fanellën “axurre” (176 ndeshje) dhe ndonëse është 44 vjeç shpreson që të luajë akoma për skuadrën përfaqësuese.

“Nëse Italia do të shkonte në Botëror, nuk besoj se do të grumbullohesha. Meritokracia është në anën time, por janë disa gjëra të tjera që duhet tu japësh përparësi dhe respekt. Duke marrë në konsideratë zgjedhjet e viteve të fundit, është e drejtë të jetë kështu. Jemi të bashkuar dhe në vështirësi dimë të reagojmë.

Mancini? Ai është arkitekti i rilindjes me Europianin e fituar, por ka edhe disa përgjegjësi. Do të ishte ndryshe nëse do të eliminohej nga Portugalia me penallti, ndërsa fakti që na eliminoi Maqedonia e Veriut e bën pak më të vështirë rinisjen”, ka thënë portieri i Parmës.

Buffon ka folur edhe për sezonin aktual të Serie A: “Në kampionat shoh Interin favorit. Ka patur disa momente të vështira, por u ringrit pas fitores në Torino. Nëse Juventusi do të fitonte kundër zikaltërve, do të ishte në garën për titull, por ky është kampionati i pishmaneve.

Dybala? Nuk e prisja por klubi u tregua i sinqertë, Paulo nuk është funksional për projektin, nuk thonë që nuk vlen. Do të gjejë mundësi të tjera ku do të bëjë gjëra të mëdha, por kjo s’do të thotë që Juventusi ka gabuar”, ka thënë Buffon në një intervistë të dhënë për “La Stampa”. / Oversport.tv

Foto: Parma Calcio 1913

You may also like