Buffon është i bindur: Juventusi përpara të gjithëve në garën për titull

by admin
Spread the love

Portieri legjendar i Juventusit, Gigi Buffon është i qartë se “Zonja e Vjetër” është pretendenti kryesor për të marrë titullin kampion sezonin e ardhshëm. Në një intervistë për “La Stampa”, Buffon u shpreh se Juventusi së bashku me Interin është më përpara se ekipet e tjera.

“Lufta për titullin kampion? Shoh Juven dhe Interin përpara të gjithë, me bardhezinjtë që kanë një avantazh të lehtë. Dy afrimet e bëra si Pogba ashtu edhe Di Maria e ngrejnë shumë nivelin, ndërsa po punojnë edhe për afrime të tjera.

Milani për momentin është pas. Ashtu ishte edhe në kampionatin e fundit, por më pas u treguan të zotë të përmbysnin parashikimet dhe të ishin objektivisht skuadra më e fortë. Më pas shoh Napolin, Lazion dhe Romën të luftojnë për zonën Champions”. /oversport.tv

Foto: Parma Calcio 1913

You may also like