BRUKSEL – Von der Leyen: Pretendimet për korrupsion shqetësuese, shumë të rënda

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 12 dhjetor /ATSH-DPA/- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen shprehu shqetësimin për akuzat për korrupsion kundër zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian.

“Akuzat kundër zëvendëspresidentes së Parlamentit Evropian janë shqetësuese, shumë të rënda”, tha von der Leyen.

“Është çështje e besimit të njerëzve në institucionet tona”, shtoi ajo.

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili dhe tre të tjerë janë arrestuar, të akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion.

Von der Leyen tha se komisioni po kontrollon nga ana e tij regjistrin e transparencës ku dokumentohen të gjitha takimet mes komisionerëve dhe stafit të tyre me përfaqësues të interesit.

Kryetarja e komisionit theksoi se më herët kishte sugjeruar ngritjen e një organi të pavarur të etikës për të gjitha institucionet e BE-së.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakOrë leksioni për veprimtarinë e Pjetër Budit me studiuesin Behar Gjoka

You may also like