BRUKSEL – Von der Leyen: BE e gatshme të ofroje ndihmë pas tërmetit në Turqi dhe Siri

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 6 shkurt /ATSH-DPA/ – Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian shprehën solidaritetin e tyre me Turqinë dhe Sirinë pas një tërmeti me magnitudë 7.8 ballë që goditi rajonin.

“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me popullin e Turqisë dhe Sirisë pas tërmetit vdekjeprurës që goditi rajonin këtë mëngjes”, shkroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Twitter.

“Ne jemi gati të vazhdojmë të ndihmojmë me të gjitha mënyrat që mundemi,” shtoi ajo, pasi komisioni njoftoi më herët se ekipi i parë i shpëtimit nga Rumania dhe Holanda ishin nisur drejt Turqisë.

“Mendimet tona janë me popullin e Turqisë dhe Sirisë,” shkroi ne Twitter shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Mendimet e mia janë me të vrarët, të bllokuarit, të plagosurit dhe me të gjithë shpëtimtarët që po bëjnë maksimumin për të shpëtuar jetën e civilëve”, shkroi në Twitter presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like