BRUKSEL – Varhelyi: Bullgaria të miratojë propozimin për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe MV

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 23 qershor /ATSH/ – Bullgaria duhet të miratojë propozimin për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe MV, tha sot komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi, në një postim në Twitter.

”BE i merr shumë seriozisht të gjitha shqetësimet e Bullgarisë dhe ato janë tani pjesë e procesit të negociatave. Koha për vendime të përgjegjshme është tani. Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit tonë Evropian. Së bashku do të jemi më të fortë”, shkruan Varhelyi.

”I bëjmë thirrje parlamentit bullgar dhe të gjitha palëve që të përmbushin angazhimin e tyre dhe ta vendosin sot për miratim propozimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ashtu siç është propozuar më herët”, shtoi ai.

”Kreu i opozitës bullgare Boyko Borissov tregoi lidership duke e hedhur propozimin në tryezë. Ne kemi nevojë që të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë. BE-ja duhet të lëvizë”, përfundon ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Një vend i NATO-s “rrëmben” 2 vende të tjera të NATO-s nën mbikëqyrjen e BE-së

You may also like