BRUKSEL – Udhëheqësit e BE-së bien dakord për paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 24 shkurt /ATSH-DPA/- Udhëheqësit e BE-së kanë rënë dakord për vendosjen e një pakete të re masive sanksionesh ndaj Rusisë në një samit për krizën në Ukrainë të mbajtur sot në Bruksel, duke synuar sektorët e energjisë, financave dhe transportit të vendit, sipas një deklarate të përbashkët të vendeve anëtare.

Paketa është shumë më e madhe se kufizimet e mëparshme të synuara në përgjigje të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe përfshin ndalimin e eksportit të teknologjisë dhe kufizon aksesin e Moskës në tregjet financiare të Bashkimit Evropian.

Udhëheqësit ranë dakord edhe për vendosjen e kufizimeve për udhëtimet me pasaporta diplomatike dhe të shërbimit .

BE-ja gjithashtu do të përgatisë më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, sipas deklaratës e cila bën thirrje për një “përgatitje të shpejtë” të më shumë dënimeve që do të përfshijnë gjithashtu Bjellorusinë.

Udhëheqësit e BE-së u takuan pasi Rusia nisi një ofensivë me shumë fronte, përfshirë nga Bjellorusia, kundër Ukrainës të enjten, të cilën Ukraina e ka përshkruar si një “pushtim në shkallë të gjerë” duke përdorur forcat tokësore, detare dhe ajrore.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like