BRUKSEL – Stoltenberg rikonfirmon mbështetjen e aleancës për Ukrainën

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 10 tetor /ATSH-DPA/-Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg rikonfirmoi sot në Twitter mbështetjen e aleancës për Ukrainën pas një bisede me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

“NATO do të vazhdojë të mbështesë popullin e guximshëm ukrainas për të luftuar kundër agresionit të Kremlinit për aq kohë sa të duhet”, shkroi Stoltenberg.

Stoltenberg dënoi sulmet e tmerrshme të Rusisë ndaj infrastrukturës civile në Ukrainë.

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s kanë planifikuar të mblidhen të mërkurën për një takim dyditor në Bruksel, ku mbështetja për Ukrainën do të jetë fokusi i axhendës./a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakNikolla: Mirëpresim kontributet e akademikëve për avancimin e reformave

You may also like