BRUKSEL – Rritet numri i dëbimeve në vendet e treta dhe brenda BE-së

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 3 tetor /ATSH-DPA/-Numri i dëbimeve në vendet e treta dhe brenda Bashkimit Evropian është në rritje, sipas zyrës së statistikave të BE-së7, (Eurostat).

Rreth 96 550 shtetas të huaj që nuk ishin qytetarë të BE-së u urdhëruan të largoheshin nga vendet e Bashkimit Evropian, gjatë tremujorit të dytë të 2022.

Përfshirë dëbimet brenda bllokut, gjithsej janë kthyer 23 110 shtetas të huaj, duke shënuar një rritje të numrit të urdhërave për t’u larguar prej 15%, dhe një rritje prej 11% të dëbimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Franca urdhëroi largimin e 33 450 shtetasve të huaj nga territori i saj, e ndjekur nga Greqia (8 750), Gjermania (8 275) dhe Italia (6 020).

Gjithashtu, në tremujorin e dytë të 2022, nga Franca u dëbuan 3 590 shtetas të huaj, e ndjekur nga Gjermania (2 765), Suedia (2 380) dhe Greqia (1 770).

Deportimet kishin rënë ndjeshëm gjatë pandemisë së Covid-19.

“Gjermania ka kryer 760 dëbime gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020, krahasuar me 9920 në të njëjtën periudhë të vitit 2019”, sipas Eurostat.

Sipas ligjit të BE-së, shtetasit e huaj që hyjnë në BE nuk lejohen gjithmonë të udhëtojnë lirshëm brenda bllokut në varësi të vizës ose statusit të azilit, duke çuar në dëbime brenda bllokut.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like