BRUKSEL – PE: Putin penalisht përgjegjës për vdekjen e Navalnyt

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 29 shkurt /ATSH-ANSA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin mban përgjegjësi personale penale dhe politike për vdekjen e kundërshtarit të tij më të fortë, Alexei Navalny, deklaroi sot Parlamenti Evropian, me anë të një rezolute të miratuar me 506 vota pro, nëntë kundër dhe 32 abstenime.

”Megjithatë, populli rus nuk duhet të ngatërrohet me regjimin luftarak, autokratik dhe kleptokratik të Kremlinit”, shpjegon teksti.

Eurodeputetët u bëjnë thirrje shteteve anëtare të shtojnë përpjekjet e tyre për të gjetur mënyra të mundshme për të liruar ata që vuajnë nga paraburgimi dhe shtypja duke përfshirë mundësinë e shkëmbimeve të mundshme të të burgosurve.

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, i cili vdiq në një kamp të burgut rus më 16 shkurt, do të varroset nesër në Moskë.

Fillimisht do të ketë një shërbim funerali në një kishë në lagjen juglindore të Maryino, i ndjekur nga varrimi në një varrezë aty pranë.

Nëna e Navalny dhe mbështetësit e tij iu desh të luftonin me autoritetet ruse për të liruar trupin e tij dhe për t’i lejuar ata të varrosnin liderin e ndjerë të opozitës në Moskë.

Navalny vdiq papritur më 16 shkurt në kampin e burgut në rajonin e Arktikut të Siberisë, sipas autoriteteve ruse.

Rrethanat e vdekjes së tij mbeten të paqarta.

Ai ishte 47 vjeç.

Edhe liderët perëndimorë, përfshirë presidentin amerikan, Joe Biden dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz thanë se e konsiderojnë presidentin rus Vladimir Putin përgjegjës për vdekjen e Navalnyt./ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like