BRUKSEL – NATO një samit të jashtëzakonshëm për të koordinuar përgjigjen e luftës në Ukrainë

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 13 mars /ATSH-DPA/- Aleanca ushtarake e NATO-s do të zhvillojë një samit të jashtëzakonshëm në Bruksel më 24 mars për të koordinuar përgjigjen e saj ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, njoftoi sot sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg.

“Ne do të trajtojmë pushtimin e Rusisë në Ukrainë, mbështetjen tonë të fortë për Ukrainën dhe forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes së NATO-s. Në këtë kohë kritike, Amerika e Veriut dhe Evropa duhet të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku”, shkroi Stoltenberg në Twitter.

Pothuajse në të njëjtën kohë, një zyrtar i BE-së konfirmoi se presidenti i SHBA-së Joe Biden do të bashkohej në një samit të liderëve të BE-së në Bruksel javën e ardhshme për të diskutuar përgjigjen e tyre të përbashkët ndaj luftës. Një takim i tillë është jashtëzakonisht i rrallë për një udhëheqës amerikan.

Presidenti amerikan do të bashkohet me liderët në ditën e parë të samitit të Këshillit Evropian më 24 mars.

Njoftimi erdhi një ditë përpara një takimi të posaçëm të NATO-s, gjatë të cilit ministrat e Mbrojtjes do të shqyrtojnë strategjinë e aleancës për të mbështetur anëtarët në Evropën Lindore në sfondin e pushtimit rus.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama publikon mesazhin e shqiptarit nga Firenze: Po na ikën truri me faturat e energjisë


You may also like