BRUKSEL – NATO nis manovrën ‘Steadfast Defender’, më e madhja që nga Lufta e Ftohtë

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 24 janar /ATSH-DPA/- NATO ka dërguar anijen e saj të parë për manovrën e saj më të madhe ushtarake ndër dekada.

Sipas selisë së forcave aleate në Evropë, anija zbarkuese amerikane “Gunston Hall” u largua sot nga porti i saj në Norfolk në shtetin amerikan të Virxhinias për të filluar udhëtimin e saj drejt Evropës pas një serie operacionesh.

Një anije ushtarake kanadeze gjithashtu do të niset së shpejti nga Halifax për në Evropë.

Rreth 90 000 ushtarë do të marrin pjesë në manovrën në shkallë të gjerë të quajtur “Steadfast Defender ” deri në fund të majit.

Sipas selisë në Mons, Belgjikë, manovra e parë e madhe e drejtpërdrejtë do të fillojë më 11 shkurt.

“Aleanca do të demonstrojë aftësinë e saj për të forcuar zonën euroatlantike përmes lëvizjeve transatlantike të trupave nga Amerika e Veriut”, tha sot komandanti i përgjithshëm i NATO-s, Christopher Cavoli.

Manovra më e madhe e NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë u organizua në vitin 2018 me fokus në Norvegji. Rreth 51 000 ushtarë ishin të përfshirë.

Manovrat e fundit më të medha të NATO-s u zhvilluan përpara shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në 1991.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like