BRUKSEL: NATO: Asnjë tërheqje të trupave ruse afër kufirit ukrainas

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 17 shkurt /ATSH-DPA/- NATO tha sot se nuk po sheh ende një tërheqje të trupave ruse afër kufirit ukrainas, dy ditë pasi Moska njoftoi se do të zvogëlonte praninë e saj atje, duke rritur shpresat për uljen e tensioneve.

“Ka shenja nga Moska se diplomacia mund të vazhdojë, por deri më tani nuk kemi parë ndonjë shenjë tërheqjeje të trupave ruse”, tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në bisedimet e ministrave të Mbrojtjes në Bruksel.

Ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace tha se gati 60% e forcave luftarake ruse tani janë të përqendruara pranë kufijve të Ukrainës, 150 000 ose më shumë në terma realë.

Rusia ka grumbulluar ushtarë dhe pajisje atje për disa muaj, duke shkaktuar frikë në Kiev dhe kryeqytete të tjera perëndimore se planet për një pushtim mund të jenë në zbatim.

Reagimi i Wallace erdhi pasi një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se pavarësisht pretendimeve të Moskës për tërheqjen e trupave, ajo po dërgonte ende trupa në kufi, ndoshta deri në 7 000 trupa ditët e fundit. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like