BRUKSEL – Michel: Votimi i propozimit francez, një hap vendimtar për MV-në dhe BE-në

by admin
Spread the love

TIRANË, 16 korrik/ATSH/- Votimi i sotëm në parlamentin maqedonas i hap rrugën mbajtjes së Konferencës Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut javën e ardhshme, shkroi sot në Twitter presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Një hap vendimtar për Maqedoninë e Veriut dhe BE-në. E ardhmja jonë është bashkë dhe ju mirëpresim krahëhapur”, shtoi Michel.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi sot propozimin francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

Propozimi u miratua sot me 68 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në procesin e votimit.

Deputetët votuan për shtatë konkluzionet e hartuara nga grupi parlamentar i Lidhjes Socialdemokrate (LSDM), të cilat garantojnë njohjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton propozimin francez

You may also like