BRUKSEL – Linjat ajrore ruse në listën e zezë të BE-së pas shqetësimeve për sigurinë

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 11 prill /ATSH-DPA/ Njëzet e një linja ajrore të licensuara në Rusi janë futur në listën e zezë nga Bashkimi Evropian pas shqetësimeve për sigurinë.

Lista për sigurinë ajrore e BE-së përfshin kompani që nuk lejohen të operojnë në BE sepse nuk përmbushin standardet ndërkombëtare.

Hapësira ajrore e BE-së është tashmë e mbyllur për pothuajse të gjithë avionët rusë për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj Moskës, si pjesë e përpjekjeve për të ndalur pushtimin e Rusisë në Ukrainë.

Komisionerja e BE-së për Transportin, Adina Valean deklaroi sot se vendimi nuk kishte të bënte me vendosjen e sanksioneve të tjera dhe se masa po merrej në përgjigje të shqetësimeve të ngritura për sigurinë.

“Agjencia Federale Ruse e Aviacionit i ka lejuar linjat ajrore të operojnë me qindra avionë në pronësi të huaj pa certifikata të vlefshmërisë ajrore”, tha ajo.

“Gjithashtu, certifikatat lëshohen nga Autoriteti Federal i Aviacionit të SHBA-së dhe janë një parakusht që një avion të lejohet të operojë”, shtoi Valean.

Një pjesë e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë përcakton se pjesët rezervë dhe pajisjet për linjat ajrore ruse nuk mund t’i shiten më Moskës.

Sipas të dhënave të BE-së, tre të katërtat e avionëve komercialë rusë janë ndërtuar në BE, SHBA dhe Kanada.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like