BRUKSEL – Liderët e BE-së pritet të miratojnë statusin e kandidatit për Ukrainën dhe Moldavinë

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 22 qershor /ATSH-AA/- Një zyrtar i Bashkimit Evropian (BE) ka bërë të ditur se liderët e bllokut evropian pritet të miratojnë statusin e kandidatit për Ukrainën dhe Moldavinë gjatë samitit të tyre të ardhshëm dyditor.

“Presim që liderët evropian t’i japin statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë”, u tha gazetarëve zyrtari i BE-së, i cili foli në kushte anonimiteti.

Në samitin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të nisë marrin pjesë krerët e vendeve dhe qeverive të BE-së, së bashku me liderët nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.

Gjithashtu, zyrtari i BE-së tha se bisedimet do të fokusohen në reformat e mundshme në procesin e zgjerimit të BE-së për të lehtësuar integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Liderët e BE-së gjithashtu do të diskutojnë mundësitë për vendosjen e sanksioneve të mëtejshme ndaj Rusisë dhe mbështetjen për Ukrainën, si dhe zgjidhjen për mungesën globale të ushqimit.

Të premten samiti do të vazhdojë me diskutimet mbi rezultatet e Konferencës për Evropën dhe për Ekonominë, përfshirë inflacionin dhe rritjen e çmimeve të energjisë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like