BRUKSEL – Komisioni i BE-së propozon 40 miliardë euro në ndihmë të konsumatorëve të energjisë

by admin
Spread the love

STRASBURG, 18 tetor /ATSH-DPA/-Komisioni Evropian propozoi sot një fond prej 40 miliardë eurosh (39.3 miliardë dollarë) për të lehtësuar vuajtjet e familjeve dhe bizneseve të shkaktuara nga faturat e larta të energjisë.

Fondet rynojnë të mbështesin biznesin e vogël dhe të mesëm, për ruajtjen e vendeve të punës dhe familjet në nevojë”, sipas propozimit.

Fondi do të sigurohet nga burimet e papërdorura për zhvillimin rajonal në BE dhe do të përdoren në ndihmë të vendeve anëtare, pjesë e një sërë masash për të përballuar çmimet e larta të prezantuara në Strasburg.

Paketa përfshin gjithashtu një kornizë për blerjet e përbashkëta të gazit.

Vendet e BE-së ranë dakord në mars për të blerë gaz së bashku, duke synuar të përmirësojnë pozicionin e tyre në treg dhe të arrijnë çmime më të ulëta, por pak progres është bërë që atëherë.

Sipas propozimit, kompanitë blerëse të gazit që shpresojnë oferta më të mira duhet të bashkojnë kërkesën e tyre në tendera të përbashkët nëpërmjet një ofruesi shërbimi që do të punësohet nga komisioni.

Kompanitë do të duhet të bashkojnë kërkesën e tyre për 15% të detyrimeve kombëtare të depozitimit të gazit. Ata më pas mund të blejnë gazin përmes negociatave të përbashkëta në konsorciume, por nuk janë të detyruar të vazhdojnë me blerjet.

Disa vende të BE-së kanë kërkuar një kufi të çmimit të gazit në javët e fundit, mes çmimeve në rritje të energjisë, ndërsa disa të tjera, duke përfshirë Gjermaninë dhe Holandën, janë të shqetësuara për problemet e sigurisë së furnizimit.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like