BRUKSEL – KE: Ukraina të bëjë më shumë në luftën kundër korrupsionit

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 24 janar /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian përshëndeti hetimet e Ukrainës mbi akuzat për korrupsion, por theksoi se “do të nevojitet përparim i mëtejshëm në të ardhmen”.

Zëdhënësi nuk komentoi listën në rritje të dorëheqjeve të qeverisë në Ukrainë, të lidhura me një hetim korrupsioni.

Megjithatë, ai nënvizoi se masat kundër korrupsionit janë një kusht i rëndësishëm për mbështetjen e vazhdueshme financiare si dhe për anëtarësimin e ardhshëm në BE.

”Komisioni Evropian është në kontakt të ngushtë me Kievin për të siguruar që ndihma e dërguar në Ukrainë të ketë garanci që fondet të përdoren mirë”, theksoi zëdhënësi.

Pavarësisht polemikave të vazhdueshme dhe një raporti kritik mbi korrupsionin në Ukrainë nga kontrollori më i lartë i buxhetit të BE-së, Komisioni Evropian mbrojti përparimin e vendit deri tani./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakHapet ekspozita “Më shumë për Mitrovicën”

You may also like