BRUKSEL – KE rekomandon statusin e kandidatit në BE për Ukrainën dhe Moldavinë

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 17 qershor /ATSH-DPA/ – Komisioni Evropian mendohet se do të dalë në favor të dhënies së statusit të kandidatit në BE, të dy vendeve, Ukrainës dhe Moldavisë.

Një rekomandim, përkatësisht nga qeveritë e 27 vendeve anëtare të BE-së pritet të miratohet sot në një takim të kryesuar nga presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen.

Megjithatë, si Ukraina ashtu edhe Moldavia do të përballen me një proces të gjatë dhe sfidues të anëtarësimit edhe nëse u jepet statusi i kandidatit.

Në rastin e Ukrainës, fokusi kryesor do të jetë në promovimin e qeverisjes së mirë, ligjit të së drejtës dhe masave për të luftuar korrupsionin.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paraqiti kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në BE menjëherë pasi filloi pushtimi rus në muajin shkurt. Menjëherë më pas, Moldavia dhe Gjeorgjia gjithashtu paraqitën aplikimet e tyre.

Vendet e BE-së më pas udhëzuan Komisionin Evropian që të shqyrtonte çështjen dhe të bënte një rekomandim sesi do të procedohej.

Gjeorgjisë ka gjasa t’i jepet statusi i kandidatit vetëm pasi të përmbushë disa kushte. Ashtu si Bosnje-Hercegovina dhe Kosova, Gjeorgjisë duket se do t’i jepet statusi i kandidatit të mundshëm në BE./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like