BRUKSEL – KE miraton pezullimin e marrëveshjes për lehtësimin e vizave ndërmjet BE-së dhe Rusisë

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 9 shtator /ATSH/- Këshilli Evropian miratoi sot vendimin që pezullon plotësisht marrëveshjen për lehtësimin e vizave ndërmjet BE-së dhe Rusisë. Rrjedhimisht, rregullat e përgjithshme dhe kushtet për lëshimin e vizave do të zbatohen për qytetarët rusë, sipas consilium.europa.eu .

Kjo do të rezultojë në një rritje të tarifës së aplikimit për vizë nga 35 në 80 euro, nevojën për të paraqitur dëshmi shtesë dokumentare, rritje të kohës së përpunimit të vizave dhe rregulla më kufizuese për lëshimin e vizave me shumë hyrje.

“Marrëveshja për lehtësimin e vizave lejon akses të privilegjuar në BE për qytetarët e partnerëve të besuar me të cilët ne ndajmë vlera të përbashkëta. Me luftën e saj të paprovokuar dhe të pajustifikuar të agresionit, duke përfshirë sulmet e saj pa dallim kundër civilëve, Rusia ka thyer këtë besim dhe ka shkelur vlerat themelore të komunitetit tonë ndërkombëtar. Vendimi i sotëm është një pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të Rusisë dhe dëshmi e angazhimit tonë të palëkundur ndaj Ukrainës dhe popullit të saj”, sipas një deklarate të Këshillit Evropian. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakFOKUS – Kina: Gjermania të ketë qasje pragmatike ndaj marrëdhënieve tregtare
Artikulli tjetërOSBE vijon mbështetjen teknike për Komisionin e Reformës Territoriale

You may also like