BRUKSEL – ECA: BE-ja të ulë rrezikun e konfliktit të interesit te agjencitë e saj

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 27 tetor /ATSH-DPA/ – Rregulloret e personelit në agjencitë e BE-së duhet të forcohen për të ulur rrezikun e konfliktit të interesit, paralajmëroi sot mbikëqyrësi i buxhetit të Bashkimit Evropian.

“Agjencitë dhe ligjvënësit e BE-së duhet të trajtojnë rregulla më të rrepta, kur stafi i lartë i bashkohet sektorit privat për punë”, tha në një deklaratë Rimantas Sadzius, auditori kryesor.

Gjykata Evropiane e Auditorëve (ECA) tha se raportet e mëparshme kanë theksuar vazhdimisht rrezikun e e konfliktit të interesit, të paraqitur për integritetin e organeve mbikëqyrëse për bankat, tregjet financiare dhe kompanitë e sigurimeve.

“Termi “dyer rrotulluese” (revolving doors) zbatohet për personat që largohen nga shërbimi civil i BE-së për të marrë pozicione në sektorin privat që lidhen me aktivitetet e tyre të mëparshme”, sipas ECA.

“Mbështetja e agjencive të BE-së në personelin e përkohshëm ka çuar në norma të larta të të ardhurave, ndërkohë që bordet drejtuese shpesh, me emërime afatshkurtra e ndërlikojnë çështjen”, thuhet në raportin e ECA.

“Disa agjenci të BE-së shkojnë përtej kërkesave minimale ligjore për të monitoruar pajtueshmërinë dhe mbështeten tek stafi aktual dhe i mëparshëm për të vetëraportuar”, shtoi ECA.

“Dhjetëra agjenci të BE-së janë përgjegjëse për zbatimin e politikave të BE-së në terren, duke punësuar rreth 15 000 punonjës dhe kanë një buxhet prej 4,1 miliardë euro (4,1 miliardë dollarë)”, tha ECA.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like