BRUKSEL – Borrell: Masakra në mesin e civilëve në Gaza, e papranueshme

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 1 mars /ATSH-DPA/- Shefi i Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se vdekjet e civilëve që ishin në radhë për ndihmë në Rripin verior të Gazës ishin “krejtësisht të papranueshme”.

“Jam i tmerruar nga lajmet për një tjetër masakër mes civilëve në Gaza të dëshpëruar për ndihmë humanitare”, tha Borrell në X, i njohur më parë si Twitter.

“Këto vdekje janë krejtësisht të papranueshme”, shtoi ai.

“Privimi i njerëzve nga ndihma ushqimore përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha Borrell ndërsa bëri thirrje për qasje të papenguar të ndihmës humanitare në Gaza.

Ministria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi në Gaza akuzoi ushtarët izraelitë se kanë vrarë sot 104 persona dhe plagosën 760, ndërsa ndihmat po shpërndaheshin për palestinezët në Rripin verior të Gazës.

Ushtria izraelite tha se civilët kishin sulmuar kamionët e ndihmave dhe dhjetëra njerëz ishin shkelur. Ai tha se një hetim ishte duke u zhvilluar. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakVeliaj, bashkëbisedim me ekselentët e gjimnazit “Myslym Keta”


You may also like