BRUKSEL – Biden: Rusia duhet të hiqet nga G20 si përgjigje ndaj luftës në Ukrainë

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 24 mars /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi sot se Rusia duhet të hiqet nga Grupi i 20 vendeve të industrializuara, G20 si rezultat i luftës së saj në Ukrainë.

Duke folur gjatë një samiti në Bruksel, Biden tha se udhëheqësit perëndimorë e kishin diskutuar këtë çështje sot, por ishte e paqartë nëse të 20 vendet do të binin dakord.

Gjithashtu Biden tha se Ukraina duhet të lejohet të marrë pjesë në takimet e G20.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like