BRUKSEL – BE: Vlerësojmë qëndrimin e guximshëm dhe moral të gazetares ruse

by admin
Spread the love

MOSKË, 15 mars /ATSH-DPA/ – Një gazetare e njohur e një televizioni rus, e cila ndërpreu një transmetim të drejtpërdrejtë për të protestuar kundër luftës në Ukrainë, është arrestuar dhe zhdukur, ndërsa avokatët e saj nuk lejohen ta kontaktojnë, deklaroi një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Redaktorja ruse e ”Channel One”, Marina Ovsyannikova protestoi para kamerës kundër luftës së presidentit Vladimir Putin në Ukrainë, gjatë lajmeve të mbrëmjes së djeshme.

”Ovsyannikova tregoi një qëndrim moral të guximshëm… për të kundërshtuar gënjeshtrat dhe propagandën e Kremlinit, drejtpërdrejt, në një kanal televiziv të kontrolluar nga shteti”, deklaroi zëdhënësi i komisionit Peter Stano një ditë pas incidentit, duke shtuar se administrator i deleguar i kanalit ishte një nga drejtuesit e regjimit të propagandës së Kremlinit.

”Aparati shtetëror vazhdon shtypjen e tij kundër opozitës së brendshme, kundër popullatës së brendshme paqedashëse duke u mohuar atyre të drejtat dhe liritë themelore si liria e mendimit dhe liria e shprehjes”, theksoi Stano.

Kremlini zyrtar i dënoi veprimet e gazetares si “huliganizëm”.

Medias në Rusi i është ndaluar në mënyrë eksplicite t’i referohet pushtimit rus të Ukrainës./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like