BRUKSEL – BE: Synojmë bashkëpunimin me lideren e re të ekstremit të djathtë italian

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 22 tetor /ATSH-DPA/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen sot përgëzoi kryeministren e re të ekstremit të djathtë italian, Giorgia Meloni për emërimin e saj si “gruaja e parë që mban postin kryeministror”.

Von der Leyen tha se ajo priste “bashkëpunim konstruktiv” me qeverinë e re të Melonit.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel shprehu gjithashtu gatishmërinë e tij për të punuar me kryeministren e re italiane “për të mirën e Italisë dhe BE-së”.

”Urime Giorgia Meloni si kryeministrja e parë e Italisë. Le të punojmë së bashku për të mirën e Italisë dhe BE-së. Ju pres në Këshillin Evropian për të punuar së bashku për të mirën e Bashkimit Evropian”, tha në Twitter presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Evropa ka nevojë për Italinë”, tha presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola duke bërë thirrje për një front të bashkuar për t’u përballur me sfidat e Bashkimit Evropian dhe për të mbështetur Ukrainën./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Fieri, potencial për zhvillimin e turizmit në Adriatik

You may also like