BRUKSEL – BE miraton paketën e nëntë të sanksioneve ndaj Rusisë

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 15 dhjetor /ATSH-DPA/- Vendet e Bashkimit Evropian kanë mbështetur paketën e nëntë të sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, njoftuan sot diplomatë e BE-së.

Sanksionet e reja do të përfshijnë masa ndëshkuese kundër bankave ruse dhe kufizime shtesë tregtare.

Marrëveshja e arritur unanimisht nga 27 vendet anëtare të BE-së, në Bruksel pritet të miratohet zyrtarisht.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen propozoi vendosjen e sanksioneve të fundit javën e kaluar, duke thënë se blloku qëndron pranë Ukrainës dhe se Rusia duhet të paguajë për mizoritë e saj.

BE-ja ka vendosur raunde të shumta sanksionesh ndaj Rusisë që kur ajo pushtoi Ukrainën në shkurt, duke shënjestruar ekonominë, sistemin financiar, bankën qendrore dhe zyrtarët e lartë të qeverisë ruse.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprak51% e fermave agroturistike menaxhohen nga të rinj

You may also like