BRUKSEL – BE kritikon sanksionet iraniane ndaj politikanëve dhe gazetarëve evropianë

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 27 tetor /ATSH- DPA/ – Bashkimi Evropian ka kritikuar sanksionet e fundit iraniane kundër politikanëve dhe gazetarëve evropianë si “të motivuara thjesht politikisht”. 

“Në vend që të fokusohen në hakmarrjen politike dhe kundërsanksionet, autoritetet iraniane duhet t’i japin liri themelore popullit iranian’’, theksoi në Bruksel zëdhënësi i BE-së për Punët e Jashtme Peter Stano. 

Teherani sanksionoi 12 persona dhe tetë subjekte, duke përfshirë degën në gjuhën farsi të agjencisë gjermane të lajmeve Deutsche Welle, dy kompani gjermane dhe anëtarë të Parlamentit Evropian, në përgjigje të masave ndëshkuese të vendosura ndaj Iranit për shtypjen e vazhdueshme të demonstratave në vend. 

‘’Sanksionet e BE-së kundër Iranit janë miratuar “për arsye të qarta ligjore të bazuara në provat e shkeljeve të të drejtave të njeriut”, theksoi Stano. /os/ 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakDPSHTRR: 518 mjete elektrike, të regjistruara për herë të parë
Artikulli tjetërFRANKURT – BQE rrit me 75 pikë normën bazë të interesit

You may also like