BRUKSEL – BE-ja miraton sanksionet ndaj Rusisë, një samit special për krizën në Ukrainë

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 23 shkurt /ATSH-DPA/- Udhëheqësit e BE-së do të takohen në Bruksel për një samit të posaçëm të enjten për të diskutuar krizën Ukrainë-Rusi, njoftoi presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.

Në letrën e tij të ftesës, Michel falënderoi liderët e BE-së për unitetin e tyre të fundit “veçanërisht përmes miratimit të shpejtë të paketës së sanksioneve kundër Moskës.

Në një takim të posaçëm, ministrat e Jashtëm në Paris ranë dakord unanimisht të martën për vendosjen e sanksioneve kundër Moskës te cilat do të miratohen zyrtarisht nesër.

Në total, Bashkimi Evropian ka sanksionuar  555 individë dhe 52 subjekte për shkelje të pavarësisë së Ukrainës, por një deklaratë e lëshuar në emër të shteteve anëtare theksoi se blloku po mbante masa të mëtejshme në rezervë “në rast nevoje”.

Masat hyjnë në fuqi pas publikimit të tyre në Fletoren Zyrtare të bllokut në orët në vijim, thuhet në deklaratën e BE-së.

Në mesin e atyre që janë në shënjestër janë 351 anëtarët e parlamentit rus që mbështetën vendimin e Moskës për të njohur pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut në Ukrainën lindore, ku trupat e qeverisë ukrainase janë duke luftuar me separatistët e mbështetur nga Rusia për tetë vjet.

Presidenti rus Vladimir Putin përshkallëzoi në mënyrë dramatike tensionet me Perëndimin duke njohur pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut të hënën.

Më pas ai urdhëroi trupat të hynin, duke pretenduar se do të kryenin detyra paqeruajtëse. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like