BRUKSEL – BE-Egjipt marrëveshje për frenimin e migracionit

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 1 nëntor /ATSH-DPA/-Bashkimi Evropian dhe Egjipti kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për të frenuar migrimin e padëshiruar nëpër Mesdhe.

“BE-ja do të ofrojë një ndihmë më vlere 80 milionë euro (79 milionë dollarë) për Egjiptin”, tha sot në Bruksel një zëdhënëse e përfaqësuesit të BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell.

Gjithsej do të ofrohen 23 milionë euro, këtë vit. Fondi do të përdoret për thellimin e bashkëpunimit në mbrojtjen e kufijve.

Në një deklaratë të delegacionit të BE-së, në Kajro një ditë më parë, u tha se programi synon të forcojë menaxhimin e kufirit si dhe masat e kërkim-shpëtimit për migrantët në tokë dhe në det.

Në marrëveshje janë përfshirë BE-ja dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Numri i shtetasve egjiptianë që kërkojnë mbrojtje në Evropë është rritur kohët e fundit. Sipas agjencisë së azilit të BE-së, në mars numri i tyre ishte më i larti që nga viti 2014. Shumica e egjiptianëve që hyjnë në BE pa leje, shkojnë në Itali nëpërmjet Detit Mesdhe.

Arsyeja kryesore që egjiptianët largohen është gjendja e keqe ekonomike. Përveç kësaj, situata e të drejtave të njeriut në Egjipt mbetet një faktor kontribues.

“Faktorët ekonomikë si dhe të drejtat e njeriut kanë të ngjarë të mbeten faktorë shtytës për vendimet e migracionit të egjiptianëve, kështu që Italia do të vazhdojë të përjetojë migrim të konsiderueshëm të parregullt nga Egjipti”, tha Agjencia e Bashkimit Evropian për Azilin.//a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like